Ky është momenti rrëqethës kur një aeroplan i vogël brenda të cilit ishin dy pilotë, bëjnë akrobacione duke argëtuar masën, megjithatë në një moment humbin kontrollin mbi të dhe përplasen në tokë për vdekje.

Skena rrëqethëse është filmuar me telefon nga një pjesëmarrës i festivalit “air show”, që është mbajtur javën e kaluar në Escuintla në pjesën jugore të Guatemalës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ishin pjesëmarrësit e festivalit që vrapuan për ta nxjerrë nga aeroplani T-28, pilotin 54-vjeç, Eduardo Ibarguen. Por, disa orë më vonë në spitalin e qytetit është konfirmuar vdekja e tij. E koopiloti Pablo Guillen, 55-vjeç, ishte shpallur i vdekur rrugës për në spital.

Sipas mediave lokale ky ishte incidenti i tretë në të cilin ishte përfshirë Ibarguen. Ai i kishte mbijetuar rrëzimit të një aeroplani në vitin 2015, si dhe në një rast tjetër dy vite më vonë.

Në videon amatore shihet se si aeroplani fillon të bie me shpejtësi nga një lartësi e madhe, kurse pjesëmarrësit nga frika se mund ta pësojnë fillojnë të bërtasin