Me dy plumba, një në kokë dhe një në zemër është ekzekutuar mëngjesin e sotëm një shqiptar në Strasburg, Francë.

Siç shkruajnë mediat vendase, shqiptari 60 vjeç është qëlluar për vdekje mëngjesin e sotëm në mes të rrugës. Deri më tani nuk dihet asgjë në lidhje me identitetin e shqiptarit, por forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

Dy autorët janë në arrati, raportojnë mediat.

Mediat shkruajnë se po hetohet në lidhje me konfliktet me grupeve shqiptare në Strasburg edhe pse viktima nuk ishte me precedentë penalë.

Një dëshmitar ka treguar se ka parë dy burra me maska dhe kapele dhe pasi qëlluan për vdekje shqiptarin, ikën me një makinë, e cila u gjet e djegur më vonë.

Dëshmitarë të ndryshëm kanë treguar se kanë parë trupin e pajetë në tokë, ndërsa ndërhyrja e mjekëve ka qenë e pamjaftueshme pasi ai kishte ndërruar jetë.