Deri në ora 11:00 në qytetin e Podujevës, kanë votuar rreth 6 % e qytetarëve me të drejtë vote. Kështu për Llapi.info ka thënë zyrtari i Lartë Komunal Zgjedhor në Podujevë, Islam Demolli i cili tha se deri më tani procesi zgjedhor ka shkuar në rregull.

Sipas tij të gjitha qendrat e votimeve në këtë komunë janë hapur në ora 7:00 dhe janë duke vazhduar punën pa ndonjë problem.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 22 tetorit dalja e qytetarëve podujevas deri në ora 11:00 ishte 10.46 % teksa në këto zgjedhje deri në këtë orë kanë dalë vetë, 6 ^ e qytetarëve më të drejtë vote./Llapi.info