Është një gatesë shumë e shijshme!

Përbërësit:

– kore për pite.

Për lyerje:

– gjysmë filxhani ujë;
– gjysmë filxhani qumësht;
– 2 vezë;
– gjysmë filxhani vaj.

Për shtesë:

– djathë feta;
– djathë i fortë (Cheddar);
– majdanoz (mund të përdorni edhe të verdhë të vezëve me susam).

Përgatitja:

Bashkoni ujin, qumështin vezët dhe vajin.

Në tepsi vendosni një kore dhe lyeni me tretjen e vezëve. Pastaj 2 kore njomni në atë tretje dhe vendosni sipër kores së parë.

Djathin feta thërrmojeni, djathin çedar grijeni në rende, ndërsa majdanozin grijeni dhe që të gjitha bashkoni.

Shtesën e përftuar hidheni sipër koreve. Sipër vendosen edhe 2 kore, të cilat më parë i keni njomur në tretjen e vezëve, pastaj shtesa. Radhisni kështu derisa t’i shpenzoni që të gjitha.

Mbulojeni piten me koren e fundit, rrihni mirë, pastaj lyejeni me të verdhë veze të rrahur.