Pite me speca

Përbërësit:
200 gr mish i tymosur
3 speca jeshil
250 gr miell
125 gr gjalpë
5 vezë
1 limon
1 thelb hudhër
vaj
kripë dhe piper i zi

Në enën e thellë e hedhim miellin, gjalpin e prerë në copë, hedhim kripë dhe brumin e ngjeshim me duar. Thyejmë një vezë, e përziejmë me 3 lugë ujë dhe e shtojmë në enën me brumë. Brumin vazhdojmë ta ngjeshim me dorë. Brumin e lëmë në frigorifer 30 minuta.
Ndërkohë, specat i presim në copë të gjata dhe i skuqim në vaj. E grijmë thelbin e hudhrës dhe e shtojmë në tiganin me speca. Hedhim kripë. Mishin e tymosur e presim në copë të gjata, të cilat i shtojmë në tigan.
Sipër tavolinës së punës hedhim miell dhe nga brumi hapim një petë. Tavën e qeramikës e lyejmë me gjalpë, hedhim në të miell dhe, me ndihmën e petësës, në tavë e vëmë petën. I largojmë pjesët e tepërta të petës. Në enë të thellë thyejmë 4 vezë, hedhim kripë, lëngun e një limoni dhe i rrahim me pirun.
Specat dhe mishin e tymosur i vëmë sipër petës në tavën e qeramikës. Sipër i hedhim vezët e rrahura. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 40 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
Piten e zbukurojmë me feta domateje.
Ju bëftë mirë!