Një pilulë e re, tableta e së cilës përmban ribozid nikotinomide po nxit qëndrueshmërinë, energjinë dhe plakje të shëndetshme tek njerëzit.

Po ashtu, tablet në formë të vitaminës B3 sipas një studimi, zvogëlon rrezikun e një sulmi në zemër deri në 25%, njofton Klan Kosova.

Studimi në California, që përfshiu 24 persona vullnetarë me shëndet të ligë, rezultoi se konsumimi i vitaminës së tillë për dy herë në ditë, mund të ndryshojë plakjen kardiovaskulare.

Ajo funksionon në të njëjtën mënyrë sikurse një dietë me kalori të kufizuar, gjë e cila rrit shëndetin e enëve të gjakut dhe zvogëlon presionin e gjakut tek pacientët e moshës së mesme.