Arian Krasniqi është larguar nga puna që e bën në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht në standarde dhe Cilësi të Turizmit në Departamentin e Turizmit.

Nipi i Jakup Krasniqit është pezulluar nga puna për shkak të sulmit fizik ndaj sekretarit të kësaj ministrie Burim Rrecit.

“Më datën 12.11.2019 nga u.d Drejtori i Departamentit të Turizmit z.Irfan Lipovica lidhur me sulmin fizik, përleshje e cila ka ndodhur në zyrën e sekretarit të përgjithshëm më 11.11.2019 nga nëpunësi civil Arian Krasniqi komisioni disiplinor është mbledhur më 15.11.2019 ka shqyrtuar rastin dhe ka vendosur në pajtim me ligjet ne fuqi”.