Është pezulluar nga puna Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi.

Këtë vendim e ka marrë Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë teksa lajmin e ka bërë të ditur zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

“Ditëve në vijim presim ftesat nga Këshilli për prezantimin e fakteve tona që e mbështesin kërkesën tonë për shkarkimin e z.Thaçi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së”, ka shkruar ai.