Zëdhënësja e Lidhjes Demokartike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar me rastin e pezullimit të marrëveshjes për tiketa ngjitëse, e cila parashihte që qytetarët të paguanin nga 5 euro shtesë për regjistrimin e automjeteve.

Ajo tha se dorëheqja është e domosdoshme, por e pamjaftueshme,.

“Zgjodhi kompaninë e regjistruar vetëm me tre (3) punëtorë, përcaktoi çmimin për një tiketë që mund të kushtojë vetëm 5 cent dhe në fund pas një presioni publik e anuloi! Dorëheqja është e domosdoshme, por e pamjaftueshme!”, shkroi ajo.