Peshk në mikrovalë

Peshk në mikrovalë

Përbërësit për 2 persona:

• 2 koca/levrek ose çfarë peshku të doni

• 3-4 thelbinj hudhrash

• një grusht gjethe majdanozi

• curry ose shafran

• coriander

• piper i zi

• kripë

• vaj ulliri

Gatimi:

Pastrojeni peshkun mirë. Pritini gjethet e majdanozit. Rrethojeni peshkun me majdanozin, erëzat dhe kripën dhe lëreni ashtu për disa minuta deri sa erëzat të përzihen me peshkun.

Më tej vendoseni në një pjatë ku do të shtoni dhe pakëz vaj ulliri së bashku me hudhrat.

Vijeni në mikrovalë dhe kontrollojeni të piqet nga të dyja anët.