Pesë sulmuesit e Atleticos që i kanë shënuar Barcës (Foto)

Nuk ka qenë e lehtë që të jetohet në petkun e numrit 9 te Atletico madridi që prej se Diego Costa u largua nga ekipi.

Shpesh në dyshim, Griezmann i ka ikur kritikave për të gjetur golin, por rrezikon që ato t’i kthehen pas. Sidoqoftë, secili prej pesë sulmuesve në gatishmëri për Simeonen tashmë e dinë se si të gjejnë rrugën te goli i Barcelonës.

Në fakt, vetëm Vietto i shënoi Barcës duke mos qenë në fanellë të Atleticos, teksa tjerët si Griezz, Torres, Angel Correa dhe Kevin Gameiro i kanë shënuar Barcës në fanellën e Atleticos.

Griezmann shihet si rreziku kryesor për Ter Stegenin. Gameiro po ashtu po ashtu pritet që të konfirmohet si i gatshëm për këtë ndeshje.

Griezmann ishte ai që shënoi në ndeshjet e mëdha për Atleticon ndaj Brcelonës, teksa Gameiro para kalimit te Atletico i ka shënuar dy herë Barcelonës, përfshirë nj gol në Superkupën e Evropës në vitin 2015.

Correa aktualisht më i miri golashënues me Carrascon (me nga tri gola), po ashtu ka mposhtur Ter Stegenin në ndeshjen kampionate të sezonit të kaluar.

Viktima e preferuar e El Ninos

Por, nëse është dikush që është i gatshëm për të instaluar terrorin te Barcelona në ndeshjen e të shtunës, atëherë nuk është askush tjetër pos Fernando Torresit.

Kjo shpjegohet me faktin se Barcelona është viktima e tij e preferuar në karrierën e gjatë të tij. Ai 11 herë i ka shënuar Barcelonës, e gjithçka filloi në sezonin 2002-2003 ku ai shënoi tri gola në Vicente Calderon. Historia vazhdoi me katër gola të tjerë në fanellën e Liverpoolit.

Ai Barcës i ka shënuar edhe me Chelsean dhe atë një gol të vlefshëm që siguroi finalen e Ligës së Kampionëve. Pasi u rikthye te klubi i jetës së tij, Torres mbajti instinktin e tij, pasi ai festoi tri gola të tjerë në Kupë, kampionat dhe Ligën e Kampionëve.

Vietto në anën tjetër nuk mund të ketë kujtime të mira me Brcelonën pasi ka humbur në tetë ndeshje, por së paku shënoi në një gol në humbjen e Villarrealit në Camp Nou./Telegrafi/