Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se deri më tani në Klinikën infektive janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19, prej tyre 32 të sëmurë janë në gjendje stabile, 5 kanë nevojë për oksigjenoterapi, ndërkaq njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive.

Në njoftim bëhet e ditur se Klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera, të cilat do të testohen.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përveç infermieres së infektuar me Covid-19, e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Disa prej tyre janë testuar për Covid- 19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ.

Ndryshe, tani numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 94.