Llapi ka pësuar edhe humbjen e katërt në pesë ndeshjet e para të këtij edicioni, derisa sot u mposht në shtëpi nga Drenica me rezultat minimal 0-1, raporton Llapi.info.

Në pjesën e parë, nikoqirët patën disa raste me Sava Gradaseviq dhe Mentor Zhdrellës, mirëpo rastet s’u konkretizuan me gol.

Në fillim pjesën e dytë, sulmuesi i Llapit, Ahmed Januzi, pati dy raste të mira, por ato nuk i finalizoi.

Pas rasteve të lëshuara, mysafirët nga Drenica gjetën golin e epërsisë kur po zhvillohej minuta e 55′ e ndeshjes me anë të Hysen Tahirit. Deri në fund të takimit, të dyja ekipet patën disa raste të volitshme, por që epilogu përfundimtar mbeti 0-1 në të mirë të drenicasve.

Pas kësaj humbjeje, Llapi vazhdon të jetë në fund të tabelës me vetëm një pikë, kurse Drenica arrin në kuotën e 8 pikëve të grumbulluara./Llapi.info