Ylli brazilian, Philippe Coutinho pritet të rikthehet në Ligën Premier, pasi dëshirohet nga plot pesë klube angleze.

Coutinho momentalisht është i huazuar te Bayern Munichu me një të drejt blerje prej 120 milionë eurosh.

Megjithatë, kuptohet se Bavarezët nuk do të ushtrojnë mundësinë e blerjes së tij dhe e ardhmja e brazilianit është në ajër.

Kjo ka bërë që shumë klube angleze të bëjnë objektiv të tyre të verës yllin brazilian, i cili tashmë po thuhet se vlen rreth 80 milionë euro.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Chelsea, Newcastle United, Arsenal, Manchester United dhe Leicester City janë të gjithë të interesuar për Coutinhon.

Ndryshe, mesfushori me tipare sulmuese në të kaluarën ka luajtur te Liverpooli dhe preferenca e tij është pikërisht rikthimi në Ligën Premier.