Bayern Muencheni e ruajti epërsinë prej katër pikëve në krye të Bundesligës, pasi Gjermania u dha tifozëve në të gjithë botën shijen e parë të futbollit elitar që ishte i pezulluar për dy muaj shkaku i koronavirusit.

Futbolli gjerman u rikthye në skenë vikendin e shkuar, por ndeshjet u zhvilluan në stadiume të zbrazëta dhe nën udhëzime të rrepta të higjienës, të dizajnuara për të zvogëluar përhapjen e pandemisë COVID-19. Më poshtë janë të renditura pesë gjërat që i ofroi Bundesliga në njërën prej fundjavave më të çuditshme në historinë e lojës së futbollit, shkruan AFP.

Një vizion i së ardhmes?

Bundesliga ka bërë një rifillim të paktën një muaj përpara ligave të tjera kryesore të Evropës që synojnë rinisjen këtë verë, dhe disa skena të çuditshme që shihen në Gjermani do të bëhen një gjë normale kur futbolli të rikthehet edhe në Angli, Itali e Spanjë. La Liga dhe Serie A po synojnë mesin e qershorit si një datë të fillimit të mundshëm për sezonet e tyre të pezulluara dhe tifozët në të dyja vendet duhet të mësohen të heshtin – stadiumet boshe, festimet me distanca shoqërore, futbollistët me maskë në fytyrë dhe spektri i lojtarëve që kapin pandeminë COVID-19. Klubet e Italisë, për shembull, po debatojnë për një protokoll mjekësor që aktualisht e ka rregullin që nëse një lojtar teston pozitivisht për koronavirus, ai dhe kushdo që ka ardhur në kontakt të ngushtë me të duhet të karantinohet për dy javë, për dallim nga Gjermania ku vetëm lojtari që rezulton pozitiv do të izolohet.

Bayerni tregon forcën

Duke shkuar në udhëtimin e vështirë kundër Union Berlinit, ekip që njihet për gjunjëzimin e gjigandëve si vendës, trajneri i Bayernit, Hansi Flick, e pyeti veten nëse skuadra e tij do të jetë në gjendje të mbijetojë për 90 minuta, duke pasur parasysh se bavarezët vetëm një javë më herët rifilluan me stërvitje të plota. Sidoqoftë, një shfaqje mbizotëruese në kryeqytetin gjerman kundër një skuadre që kishte mposhtur dy liderë të ndryshëm të ligës në shtëpi këtë sezon, tregoi se pse ata janë mjaft të fuqishëm për të fituar titullin e tyre të tetë rresht të Bundesligës. Bayerni kishte dy të tretat e posedimit të topit në stadiumin “Alten Foesterei”, dhe në momentin që sulmuesi Robert Lewandowski shënoi golin e tij