Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përuruar sonte edhe një ndriçim në sheshin kryesor të qytetit, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se nga këto punime në këtë shesh, sipas tij, po i japin pamje të bukur qytetit.

“Me punëkryersit e bulevardit të qytetit kemi përuruar ndriçimin e ri, përditë e më tepër me punimet e reja sheshit të qytetit po i jepet pamje më e bukur. E në këtë kohë sigurisht e kanë zbukuruar edhe prania e bashkatdhetarëve”, ka shkruar ai.

Duhet theksuar se fillimi i ndërtimit të sheshit pati nisur në janar të vitit 2020, ndërkohë që në pjesën e parë tashmë janë kryer punimet, ndërkohë që punimet po kryhen në pjesën e dytë./Llapi.info

May be an image of 1 person, indoor and brick wall
May be an image of one or more people, people standing and outdoors
May be an image of one or more people and body of water