Real Madridi ka triumfuar në udhëtimin më të vështirë në këtë fund sezoni pasi ka mposhtur Athletic Bilbaon 0-1.

Pjesa e parë nuk solli thuajse asgjë me dy skuadrat që krijuan shumë pak raste shënimi.

Karim Benzema rrezikoi i pari për mysafirët, por që goditja e tij nuk përfundoi në portë.

Ndërkohë te vendasit raste patën Inaki Williams e Raul Garcia por pa sukses.

Iker Muniain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë Reali e mori lojën në kontroll dhe në minutën e 72-të, fituan penallti pasi Marcelo u pengua në zonë.

Sergio Ramos. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

I saktë nga pika e bardhë si gjithmonë ishte kapiteni Sergio Ramos që kaloi madrilenët në epërsi.

Vendasit tentuan të rikthehen në lojë duke rrezikuar me Garcian, Munianin e Williams, por pa sukses.

Reali deri në fund arriti ta menaxhoj mjaftë mirë ndeshjen duke arritur një fitore të madhe.

Me këto tri pikë, Reali ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit pasi tani ndodhet në pozitën e parë në tabelë me 75 pikë të tubuara, pesë më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Real Madrid. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Bilbao në anën tjetër janë në vendin e tetë në tabelë me 49 pikë dhe mbeten ende me shpresë se do të zënë një vend që i dërgon në garat evropiane.

Në ndeshjen e ardhshme Real Madrid do të luaj në shtëpi përballë Deportivo Alaves, ndërsa Athletic Bilbao është përsëri vendase dhe luan ndaj Sevillës.