A ju ka ndodhur që të ndiheni të lodhur pas racionit? Ja për ç’arsye ndodh kështu.

Shkencëtarët e Institutit hulumtues “Scripps” në SHBA kanë krijuar sistemin me cilin mund të masni sjelljen e mizave të pemëve, kur është fjala për gjumin dhe ushqimin.

Është konstatuar që insektet, sikur edhe njerëzit, flenë më gjatë pas racioneve të pasura, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi ka treguar që lloje të caktuara të ushqimit çojnë në përgjumje pas ushqimit.

Shkencëtarët kanë krijuar sistemin “Activity Recording CAFE” (ARC), i cili mundëson përcjelljen vizuale të konsumimit të ushqimit dhe lëvizjen e insekteve

Rezultatet e përcjelljes së sjelljes së mizave të pemëve pas racioneve kanë treguar që ato kanë fjetur më gjatë.

Periudha e gjumit zgjat nga 20 deri në 40 minuta, ndërkaq mizat të cilat hanë më shumë në përgjithësi flenë më gjatë.

Për të konstatuar a mund të ndikojnë disa përbërës ushqimorë në gjumë pas racionit, shkencëtarët u kanë dhënë ushqim mizave i cili përbëhet nga proteinat, kripa apo sheqeri.

Pas hulumtimit është konstatuar që proteinat dhe kripa ndikojnë në gjumë pas racionit, gjë që tregon që këtë lloj gjumi vërtet e rregullojnë lloje të caktuara të ushqimit.