Para pak çastesh, në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një rrahje në mes të dy deputetëve. Indeksonline mëson se bëhet fjalë për nënkryetarin Xhavit Halitin dhe deputetin e LDK-së, Arben Gashin.

Të njëjtit u rrahën me grushte në hollin e Parlamentit të Republikës.

Ndryshe, Haliti dhe Gashi ishin përplasur edhe seancën e djeshme.