Dy policë në New Jersey të SHBA-ve kanë arritur në sekondat e fundit ta shpëtojnë një burrë nga vdekja.

E gjitha ndodhi kur derisa po patrullonin nëpër autostradë, u njoftuan se kishte ndodhur një aksident dhe se një kamion ishte përplasur dhe brenda tij po qëndronte i ngujuar shoferi, transmeton Telegrafi.

Duke parë se kamioni kishte marrë flakë, ata reaguan shpejtë duke u nisur në vend të ngjarjes dhe pa u menduar dy herë iu afruan kamionit – hapën derën dhe e nxorën shoferin.

Pa u larguar pak metra, kamioni shpërtheu pasi kishte pasur rrjedhje e naftës. Për fat të mirë askush nuk është lënduar.

Gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e policëve që i kishin të vendosura në uniformë. Ata janë duartrokitur për këtë gjest heroik. /Telegrafi/