“Asnjëherë nuk do ta kisha besu që përsëri do ta shihja vajzën time duke ngarëbiçikletën”, këto janë fjalët e Safet Setës babait të 6 vjeçarës, e cila ditë më parë është operuar pasi që ishte goditur nga një plumb qorr.

E një javë pas një operacioni të rëndë që ajo i mbijetoi, gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë.

Megjithatë, babai i saj thotë se Viktoria po ndjen lodhje.

“Viktoria nuk ka pas shumë dalje, tash e dy ditë ka dal kapak, mirëpo gjatë ecjes po ka lodhje”, thotë babi i saj për T7.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e 6 vjeçarës me kalimin e kohës do të përmirësohet plotësisht.

“Doktorët kanë thanë që gjendja e cikës është mirë. Me kalimin e kohës me terapinë dhe analizat duhet mi ia bë prapë edhe një fotografim dhe do ta shohim pastaj gjendjen”, vazhdon babai i Viktoria, transmeton Llapi.info.

Me 1 shtator Viktoria do të fillonte rrugëtimin e saj të dijes, por për shkak të asaj që 6 vjeçarja ka kaluar do të pres edhe pak që të ulet në bankat shkollore.

“Besoj që edhe nja një javë ose 9 ditë do ta çojmë edhe në shkollë me shokë dhe shoqet e veta”, ka thënë babai i saj.

Viktoria javë më parë ishte goditur papritmas nga një plumb qorr, derisa ishte duke luajtur në oborrin e saj në Obrançë të Podujevës. Për gati një javë rresht ajo kishte qëndruar me plumb në trup e shtrirë në QKUK.

Saudin Maliqi, kirurg torakal, thotë se gjendja e pacientes nuk ishte e mirë.

Pacientja në fjalë ka qenë në gjendje jo të mirë stabile. Me anë të skopisë, kemi hequr plumbin pa bërë dëmtim pa hapje me njëevazion minimal”, thotë ndër tjerash Maliqi.

Në lidhje me këtë rast, zyrtarë nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se ende nuk dihet se kush ishte personi që gjuajti me armë.