Sot në lagjen “Dardania” të Prishtinës ka pasur të shtëna me armë me ç’rast ka mbetur një person i plagosur.

Personi i plagosur është konfirmuar se është menaxheri i grupit “On Records”, Met Elshani.

Por, gjatë kësaj përleshje me armë të dyshuarit kanë rrezikuar edhe banorët e lagjes Dardania.

Në redaksinë e lajmi.net kanë arritur fotografi nga një banor i lagjes i cili ka treguar se pas të shtënave një plumb qorr ka hyrë në shtëpinë e tij nga dritarja.

Ai për lajmi.net ka shpjeguar se ka qenë moment i frikshëm dhe se nga ky plumb janë rrezikuar anëtarët e familjes së tij.

Për rastin Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 3 persona, 20, 22 dhe 43 vjeçar, i dyshuari i katërt nga policia 23 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor nën përkujdesjen e policisë.