Në burgun e Dubravës, familjarët e të burgosurve të masakrauar 19 vjet më parë në këtë burg dhe shumë qytetarë kanë përkujtuar të rënët e masakrës në maj të vitit 1999.

Por aty nuk ishte asnjë nga krerët shtetërorë derisa të pranishëm ishin deputetët e Komisionit për Deputeti Nait Hasani këroi drejtësi nga instancat më të larta në gjithë botën për të rënët në masakrën e burgut të Dubravës.

Po ashtu drejtësi për këtë rast kanë kërkuar edhe familajrët e të burgusorve të masakruar në vitin 1999 nga forcat serbe dhe të mbijetuarit nga kjo masakër.

Këshilli Organizativ i të Burgosurve të Burgut të Dubravës ka marrë përgjigje pozitive në kërkesën bërë Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në Ministrinë e Drejtësinë për të lejuar hyrjen e familjarëve të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës në hapësirat e burgut për të nderuar të burgosurit e vrarë gjatë periudhës 19-24 maj 1999.

Masakra në Burgun e Dubravës, e që cilësohet si njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

18 vjet më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.