Sot janë bërë 20 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve, Salih e Kadri Qerimi, njofton Llapi.info

Në këtë përvjetor, në nderim të veprës së tyre janë bërë homazhe.

Familjarë, bashkëluftëtarë e qytetarë të tjerë, sot kanë vendosur kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve në fshatin Katunishtë.

Ndryshe, Salih e Kadri Qerimi (babë e djalë), ranë heroikisht në mbrojte të atdheut më 20 prill të vitit 1999. Të dy për një kohë të gjatë qëndruan bashkë në frontet e luftës në Katunishtë dhe Obrançë, ku në ofensivën e njohur të dhjetorit 1998, ndalën makinerinë serbe dhe nuk e lejuan të depërtoi në këto anë.

Pas një kohe Kadriu ishte emëruar komandant i pikës së UÇK-së në fshatin Pakashticë ku edhe me datën 20.04.1999 bie heroikisht. Ndërsa babai i tij Salihu, bie në fshatin e lindjes trupi i të cilit u gjet menjëherë pas largimit të forcave serbe nga Kosova.

Nën udhëheqjen e tyre, forcat okupuese të Serbisë pësuan humbje të mëdha në luftërat e zhvilluara në këto anë. Tani ata prehen në dheun e Kosovës në varrezat e fshatit Katunishtë pranë njëri-tjetrit, ashtu siç qëndruan edhe në frontet e luftës./Llap.info