Fatmiri bie në afërsi të “Shkëmbit të Bardhë” afër fshatit Potok, kurse Skënderi në bjeshkët e fshatit Pakashticë te “Kroi i Delisë”

16 vite më parë, më 9 maj të vitit 1999 në altarin e lirisë ranë edhe dy dëshmor të kombit pjesëtarë të UÇK-së të Zonës Operative të Llapit: Fatmir Hyseni-Musa i lindur në fshatin Mavriq të Grykës së Llapit dhe Skënder Gashi nga fshati Bajqinë. Ata ishin të sistemuar në Brigadën 152 “Shaban Shala” të Zonës Operative të Llapit.

Dëshmorët Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi morën pjesë në betejat e zhvilluara në Kaqanuell, Potok, Majac, Katunishtë, Bradash, Dobratin, Revuq etj.

Kështu Fatmiri e Skënderi të vendosur betejë pas beteje duke marr pjesë në luftime vazhduan rrugën drejtë lirisë deri në ditën e 9 majit 1999. Këtë ditë pas një përleshje të përgjakshme me forcat kriminale serbe në beteja të ndara, në luftime të rrepta në afërsi të madhe me forcat serbe bien dëshmorët Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi.

Fatmiri bie në betejën në afërsi të “Shkëmbit të Bardhë” afër fshatit Potok, kurse Skënderi në bjeshkët e fshatit Pakashticë te “Kroi i Delisë”.

Edhe në këtë përvjetor ata do të përkujtuan nga familjarët,bashkëluftëtarët dhe qytetarë tjerë të Llapit e më gjerë si dhedo të evokohen kujtime për jetën dhe veprën e lavdishme të tyre./Llapi.info