Tiranë, 25 shkurt – Ura më e madhe në gjithë gjatësinë e Rrugës së Kombit, ajo e Uzinës (jo larg Kukësit) ka përfunduar, pavarësisht se ishte parashikuar për të përfunduar në fund të marsit apo fillim prilli.

Me këtë ritëm, duket se sezoni i ardhshëm turistik në fillim qershori, i gjithë segmenti prej 17 kilometrash me shtatë ura, do të përfundojë, bashkë me shtresat e asfaltit.

Punime shtesë janë parashikuar të bëhen përgjatë gjithë gjatësisë, duke eliminuar edhe dëmtimet e krijuara në urat ekzistuese apo pjesët e rrugës që kanë pësuar rënie.