Ka përfunduar takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Pas takimit është deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Vuçiq ka thënë se janë pajtuar që dialogu të vazhdojë deri në fund të korrikut.

“Delegacioni shqiptar nuk dëshiron të përmbushë atë që nënshkroi. Ata i quajnë provokime faktin që serbët duan të marrin pjesë në liturgji. Mungesë e plotë e realitetit”, tha Vuçiç

I pyetur nëse e kishte fyer Albin Kurtin gjatë takimit, Vuçiq tha se nuk arritën të pajtoheshin për asgjë.

“Unë përgjigja ashpër, por nuk e kalova kufirin. Ai erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Ai tha: “Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën”. Unë i thashë: Asnjëherë. Ai shpërtheu”, ka thënë Vuçiq