Ka përfunduar takimi disaorësh mes palës ndërkombëtare dhe palës së subjekteve negociatore për koalicion LVV e LDK, raporton Ekonomia Online.

Edhe kësaj radhe të dy partitë nuk kanë arritur marrëveshje.

Pas takimi ka folur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili ka thënë se i informuan ambasadorët e QUINT-it në lidhje me përpjekjet për arritjen e marrëveshjes me VV-në.

Ai ka thënë se VV-ja duhet të pranojë kushtet e LDK-së.

Ndërsa nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se LDK-ja nuk po lëviz nga kërkesat për kryeparlamentarin.