Ka përfunduar takimi disaorësh mes palës ndërkombëtare dhe palës së subjekteve negociatore për koalicion LVV e LDK.

Me kërkesë të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ambasadorët e shteteve të QUINT-it morën pjesë në takimin me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim i cili zgjati për disa orë, nuk është parë present Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Lidhur me zhvillimet e këtij diskutimi të tejzgjatur rreth tendencave për arritje të një marrëveshje bashkëqeverisëse mes LDK e VV, askush nga palët nuk është deklaruar për media.