Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e radhës në stadiumin Fadil Vokrri.

Dardanët kësaj radhe kanë stërvitur tri orë më herët se zakonisht, pasi seanca stërvitore nisi në ora 15:00.

Kjo për arsyeje që futbollistët të ambientohen me temperaturat e ditës, pasi edhe sfida me Çekinë luhet nga ora 15:00.

Challandes duke dhënë instruksionet e tij në stërvitje (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në stërvitjen e sotme grupi ishte i plotë dhe pati një atmosferë shumë të mirë te lojtarët.

Stërvitja e ditës së sotme ka shkuar normalisht dhe për fat të mirë asnjë lojtar nuk është ankuar për lëndime.

Ndryshe Kosova të shtunën në Fadil Vokrri e pret Republikën e Çekisë me fillim nga ora 15:00.