Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë vizituar sot, shkollën “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik, për t’i përcjellë nga afër zhvillimin e punimeve në rregullimin e hapësirave të brendshme të kësaj shkolle, transmeton Llapi.info.

Sipas njoftimit të Komunës, me këtë rast, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi është shprehur i kënaqur me investimet që po bëhen në favor të përmirësimit të kushteve infrastrukturore të kësaj shkolle.

“Jam i lumtur me investimet që po bëjmë në këtë shkollë, ngase bëhet fjalë për një shkollë të veçantë, në të cilën funksionon edhe paralelja me nxënësit me nevoja të veçanta”, ka thënë, citon kumtesa komunale.

Bulliqi ka deklaruar se përmes këtyre investimeve për nxënësit dhe personelin e kësaj shkolle po krijojmë kushte më të mira dhe ambient më të sigurt për zhvillimin e procesit mësimor.

Në kuadër të investimeve në shkollën e fshatit Gllamnik ka përfunduar edhe projekti i vendosjes se rrethojave në oborrin e shkollës dhe në fushat sportive.

Ndërsa, aktualisht po punohet edhe në rregullimin e hapësirave të brendshme në paralelen e ndarë në Sekiraçë./Llapi.info

May be an image of one or more people, people standing and outdoors
May be an image of 3 people and indoor