Shkolla “Ilir Konushevci” në fshatin Llugë të Podujevës mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri, raporton Llapi.info.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info shihet tymi që del nga kjo shkollë.

Ekipet kompetente të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar që kjo shkollë të përfshihet nga zjarri./Llapi.info