Sallata jeshile promovon funksionimin e trurit. Sipas Organic Facts, sallata jeshile mbron qelizat nervore ose neuronet.

Kjo perime ka disa ekstrakte që janë në gjendje të parandalojnë vdekjen e neuroneve përmes deprivimit të glukozës dhe serumit.

Gjithashtu, kërkimet kanë zbuluar se sallata jeshile mund të përdoret si medikament për sëmundjet neurodegjenerative, si Alzheimeri dhe demenca.

Menaxhimi i peshës

Sallata jeshile ndihmon në humbjen e peshës. Sipas Care 2, ajo është e pasur në fibra dhe celulozë. Këta komponentë marrin pjesë në tretje, metabolizmin e yndyrave dhe eliminimin e humbjeve.

Gjithashtu fibrat veprojnë si “fshesë” duke larguar nga trupi toksinat e dëmshme dhe substanca si radikalet e lira, të cilat shkaktojnë kancer. Gjithashtu, fibrat i japin ndjesinë e ngopjes një personi, duke reduktuar oreksin; çka rezulton në humbje peshe.

Përveç fibrës dhe celulozës, sallata jeshile përmban kalori dhe 20% e saj janë proteina. Proteinat janë një makronutrient përgjegjës për rritjen, zhvillimin dhe rigjenerimin e qelizave dhe indeve si dhe muskujve e kockave.

Ndihmon shikimin, antioksidantë, imuniteti

Sallata jeshile ndihmon në përmirësimin e shikimit dhe pastron trupin. Sipas Nutrition and You, gjethet e kësaj perimeje janë të pasura me vitaminë A dhe beta-carotene, të cilat njihen për rolin e tyre vital në shikim.

Sallata jeshile e gjallë përmban 247% të kërkesës ditore të një personi për vitaminë A plus 443 mikrogramë beta-karoten. Përveç shikimit, vitamina A është përgjegjëse për një lëkurë me shkëlqim dhe membrana të shëndetshme të mukusit.

Sallata jeshile përmban gjithashtu vitaminë C, e cila është gjithashtu një antioksidant si vitaminat A dhe E, çka do të thotë se kjo perime mund të eleminojë toksina të ndryshme nga sistemi i një personi. Vitamina C gjithashtu mbron trupin nga kërcënimet e jashtme shëndetësore si mikroorganizmat.