Boksieri britanik, Tyson Fury ka fituar shumëfishë më shumë se kundërshtari i tij, Tom Schwarz.

Fury ka fituar duelin e të dielës në mëngjes në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit duke e mposhtur me nokaut teknik gjermanin Schwarz.

Britaniku përveç se e mposhti në ring, e mposhti gjermanin edhe në arkëtimin e të hollave pas ndeshjes.


30-vjeçari ka fituar shumëfishë më shumë se kundërshtari i tij gjerman, Schwarz, nga meçi i tyre në mbrëmshëm.


Sipas mediave britanike, Fury thuhet t’i ketë fituar 10 milionë funte apo 11.2 milionë euro, por kjo shifër mund të rritet pak në bazë të shikueshmërisë.

Në anën tjetër, Schwarz pritet t’i fitojë mbi 250 mijë funte apo 280 mijë euro të garantuar, por sipas mediave angleze kjo shifër mund të shkoj diçka mbi një milionë euro nga shikuesit.