Kryeministrja britanike Theresa May dhe presidenti kinez, Xi Jinping ranë dakord sot se përdorimi i armëve kimike nga kushdo, kudo që për ndonjë qëllim është i papranueshëm.

May ka konstatuar se përdorimi i një agjenti nervor kundër Sergei dhe Yulia Skripaljnë Salisbury,  ishte një sulm i madh mbi sovranitetin e Britanisë së Madhe dhe përdorimi i parë i agjentit nervor në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore, ka njoftuar zyra për media e kryeministres britanike, raporton Reuters.