Policia ka njoftuar rreth gjobave që u shqiptuan për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Përmes një njoftimi për medie, Policia njofton se gjatë ditës së djeshme ka gjobitur 200 shoferë për përdorim të telefonave mobil gjatë ngasjes.

Në njoftim, policia ndër të tjera thekson se do të vazhdojë me kontrollet dhe mbikëqyrjen e trafikut rrugor.

Po ashtu, policia ka apeluar tek qytetarët që të mos e përdorin telefonin gjatë ngasjes.