Printerë nga prodhues të ndryshëm janë prekur, përfshirë HP, Canon dhe Brother.

Microsoft ka lëshuar 2 azhurnime të sigurisë këtë javë.

Që atëherë, disa përdorues nuk mund të përdorin më printerët e tyre, raporton engadget, transmeton Telegrafi.

Problemi nuk duket se prekë vetëm modelet nga një prodhues.

Siç mund të lexoni në Reddit dhe në Forumin e Mbështetjes së Microsoft, ekziston një problem me printerët nga HP, Canon, Panasonic, Brother dhe Ricoh.

Microsoft tani e ka konfirmuar problemin me azhurnimin KB4557957. “Pas instalimit të azhurnimit, disa printerë nuk mund të printonin më”.

Mund të ketë probleme me aplikacionet që përdoren për printim.