Përdhoset Flamuri Kombëtar në Podujevë (Video)

Gjendja e Flamurit Kombëtar i cili gjendet pranë pllakës përkujtimore për demostratat e para të shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore në Podujevë, është në gjendje jo të mirë, raporton Llapi.info.

 

Pllaka përkujtimore e cila gjendet në afërsi të parkut të qytetit është vendosur më 27 nëntor 2008 me mbishkrimin “Këtu më 27 nëntorë 1968 u zhvilluan demostratat e para shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore për vetëvendosje në viset shqiptare nën pushtimin jugosllav, për Kosovën Republikë, për Universitet dhe për Flamurin e Lirë Kombëtarë.”
Përderisa në pllakë shkruan se demostratat janë bërë edhe për Flamurin e Lirë Kombëtarë, flamuri kombëtarë pranë kësaj pllake është në gjendje të keqe.

Ndryshe, lënja e flamurit në këtë gjendje është e ndaluar edhe me ligjet e Repulikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/L-038 PËR PËRDORIMIN E SIMBOLEVE SHTETËRORE TË KOSOVËS, Neni 6, Përdorimi i flamujve kombëtarë, Pika 6.4 thotë se “Ndalohet vendosja publike e flamujve kombëtarë nëse janë të vjetruar apo të dëmtuar”./Llapi.info