Llapi dhe Trepça ’89 pritet të zhvillojnë një duel të zjarrtë sot në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Dy skuadrat e njohura kosovare ende janë duke luftuar për mbijetesë, pasi nuk e kanë të sigurt qëndrimin në elitë.

Aktualisht Llapi zë vendin e pestë në tabelë me 36 pikë, derisa 89-shi është dy pozita më poshtë me një pikë më pak.

Në tri përballjet e sivjetme në kampionat, Llapi ka shënuar një fitore (5-0), derisa Trepça ’89 ka triumfuar në dy takimet në ‘Riza Lushta’ me rezultat identik 1-0.

Tanimë dy trajnerët, Tahir Batatina dhe Shpëtim Idrizi kanë zbuluar emrat e futbollistëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Idrizi, Prençi, Monin, Peposhi, Zeqiri, Ar. Ramadani, Sadriu, Veliu, Selmani, Januzi.

Trepça ’89: Tofiloski, Pllana, Carbonieri, Mashau, Ar.Muja, Nene, Nimani, Jashari, Darwish, Arb.Muja, Shala.