Te Shkëndija e Tetovës e kanë parasysh se gjasat janë minimale për ta eliminuar skuadrën e Tottenhamit në Ligën e Kampionëve. Mirëpo te ekipi tetovar këtë përballje e vlerësojnë të fituar, pavarësisht rezultatit në fushë.

Trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka, thotë se ekipi i tij është krenar që ka mundësinë të përballet me një ekip të madh të Evropës, si Tottenhami që garon në Premier League. Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Tottenhamit do të zhvillohet të enjten (sot) në Shkup prej orës 20:00 dhe i takon raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Skuadra që e fiton këtë ndeshje, do të kualifikohet në plejof dhe do të jetë vetëm një ndeshje larg fazës së grupeve. Fituesi i ndeshjes në Shkup, në plejof do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Rostov (Rusi) – Macabi Haifa (Izrael). Përkundër faktit se Tottenhami llogaritet favorit absolut në këtë takim, trajneri Gjoka është i bindur në një paraqitje dinjitoze të ekipit të tij. Në fakt, për Shkëndijën kjo është hera e dytë brenda tre vjetëve që përballet me një gjigant evropian në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Evropës.