Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion.

Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 85 aksidente trafiku, asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 22 të tjera me persona të lënduar dhe 63 me dëme materiale.

Ndërsa brenda këtyre katër ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 269 aksidente trafiku.

Gazeta SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 13 korrik deri më 16 korrik.