Në Klinikën Emergjente të QKUK-së, në tri ditët e fundit janë trajtuar 565 raste.

565 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 3 ditëve në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raporteve të punës, gjatë kësaj periudhe, 86 pacientë janë trajtuar në dhomën e reanimimit, gjersa kishte 110 raste kirurgjike, 179 raste internistike dhe 159 raste ishin në dhomën e ortopedisë.

Si pasojë e aksidenteve në trafik, 16 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Me udhëzim të mjekëve, në reparte të ndryshme të QKUK-së, janë shtrirë 66 pacientë për ta vazhduar trajtimin.