Mijëra kosovarë ia kanë mësyrë sot Shqipërisë, në vikendin e parë që kur Kosova gjendet në masa më të ashpra për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Reporterin ka treguar të dhënat e 7,9 dhe 9 prillit të qytetarëve që kanë kaluar pikat kufitare Vërmicë dhe Morinë.

Me 7 prill duke filluar nga ora 00:00 deri në ora 11:00, kanë dalë nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes Pikës Kufitare në Vërmicë dhe në Morinë 1475 persona.

Ndërsa me 8 prill kanë kaluar 1845 persona. Kurse sot deri në orën 11:00 kanë kaluar kufirin 5498 persona.

Ndërkaq sot, nga ora 12:00 e natës e deri sot në ora 11:00 të ditës, mbi 5 mijë kosovarë kanë marrë rrugën për në Shqipëri.

“Më datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5,498 persona”, kanë thënë nga Policia.