Në 24 orët e fundit, në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 37 aksidente komunikacioni.

Sipas policisë, prej tyre, 14 kanë qenë me të lënduar, kurse 23 pa lëndime në njerëz.

Tutje, për këtë periudhë, policia ka shqiptuar 1235 tiketa trafiku për kundërvajtësit e rregullave në komunikacion.

Policia e Kosovës po ashtu ka bërë të ditur se për 24 orë janë arrestuar 22 persona.

14 sipas policisë janë dërguar në mbajtje, kurse pesë në vuajtje të dënimit.