Vitin e kaluar, në Evropë janë shitur 15.6 milionë vetura, pothuajse identike me vitin 2017, por raporti i fuqisë për nga ana e popullaritetit po ndryshon.

Pjesën më të madhe të “tortës” e mbajnë veturat me motorë benzinë që përbëjnë 57 % të shitjeve të të gjitha automjeteve në Evropë, pasuar nga ato me motorë naftë, që kishin shitje 5.59 milionë, ose 18 % më pak në krahasim me vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, veturat në version hibrid, hibrid plug-in dhe elektrike (EV) përbëjnë 6.1 për qind të tregut me 994.800 njësi të shitura.

Më të popullarizuarit janë versionet hibride me 555,000 njësi të shitura, që është një rritje prej 24 %, por rritja më e madhe në shitje u regjistrua nga automjetet tërësisht elektrike.

Në 2018-ën, 195.000 veturat elektrike (EV) u shitën në “Kontinentin e Vjetër”, që është një rritje prej 47 % në shitje.