Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 900 tiketa trafiku.

Sipas policisë gjatë ditës së diel kanë ndodhur 29 aksidente trafiku. 16 prej tyre me të lënduar, ndërsa vetëm me dëme materiale janë raportuar 13 aksidente.

Policia ka njoftuar se përgjatë 24 orëve, ka arrestuar 19 persona, 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.