Policia e rajonit të Gjakovës ka njoftuar se që nga 1 qershori e deri më 22 qershor të këtij viti, në zbatim të planit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2021”, duke ndërmarrë masat e duhura preventive, vetëdijësuese dhe ndëshkuese ka shqiptuar gjithsej 4 mijë e 2 tiketa,

Prioritet në këtë plan, policia ka bërë të ditur se janë kundërvajtjet: Përdorimi i telefonit, Tejkalimet, Shpejtësia, Mosvendosja e rripit të sigurisë dhe kundërvajtjet tjera.

Përgjatë këtyre 22 ditëve, policia ka konfiskuar 120 patentë shoferë.

Janë konfiskuar deri me tani 120 patentë shofer si masë mbrojtëse-
Tejkalimi i shpejtësisë janë shqiptuar 943 gjoba,
Tejkalimet në vendet e ndaluara dhe kolonat e mjeteve janë shqiptuar gjithsej 114 gjoba,
Përdorimi i telefonit mobil janë shqiptuar gjithsej 456 gjoba,
Mosvendosja e rripit të sigurisë janë shqiptuar 779 gjoba,
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer dhe kategori përkatëse janë shqiptuar 135 gjoba
Drejtimi i mjetit nën ndikim të alkoolit gjithsej 09 gjoba
Drejtimi i mjetit pa regjistrim janë shqiptuar gjithsej 135 gjoba
Dhe kundërvajtje të ndryshme sipas planit operativ.
Ndërkaq, sot, policia e këtij rajoni, përveç patrullimeve, ka bërë edhe vëzhgimin ajroj përmes dronëve.

Plani operativ me dron është implementuar në këto lokacione:

  1. Rruga Malishevë – Prishtinë – (Fsh Carallukë dhe Tërpezë).
  2. Rruga Gjakove-Deqan- Fsh. Osek Hylë.
  3. Rruga Pejë-Prishtinë -Fsh. Kijevë.

Gjatë këtij plani janë shqiptuar kundërvajtje të ndryshme.