Klubi nga “Zahir Pajaziti”, KF Llapi është njëri nga klubet më aktive për sjelljen e emrave të rinj në radhët e veta, transmeton Llapi.info.

Pas transferimit të mbrojtësit Eglentin Gjonit dhe portierit Loris Kikkri, Llapi ka konfirmuar të shtunën transferimin e mbrojtësit shqiptar, Ardit Peposhi, i cili së fundmi luajti në Superioren e Shqipërisë me Bylysin.

“Kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me mbrojtësin e krahut të majtë, Ardit Peposhi”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Peposhi do t’i bashkëngjitet Llapit në fazën përgatitore.

Krahas prurjeve, disa lojtarë tashmë kanë vendosur të largohen nga Llapi./Llapi.info