Një pëllumb është shitur për një shifër rekord prej 1.25 milionë euro.

Shtëpia e ankandit Pipa e quajti Armando-n “pëllumbi belg i distancave të gjata më i miri i të gjitha kohërave”.

Ai gjithashtu fitoi epitetin “Lewis Hamilton i pëllumbave”.

Para kësaj shitjeje, rekordi ishte 376,000 euro. Megjithatë, nga Pipa kanë thënë se kjo shifër është tejkaluar qysh në ditën e parë që Armando është vendosur në ankand.

Por Armando nuk është një pëllumb i zakonshëm. Tri garat e fundit të karrierës së tij ishin Kampionati i Ace Pigeon 2018, Olimpiada e Pëllumbave 2019 dhe Angoulême, të cilat i fitoi të gjitha.

Armando, i cili bëhet pesë vjeç këtë vit, tani po shijon pensionin e tij dhe ka lindur një numër të zogjve të vegjël.