Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar fundin e sagës me projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Ai të mërkurën në një konferencë për media ka thënë se PDK-ja do të iniciojë thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme për votimin e projektligjit për rimëkëmbje, i cili ka kaluar vetëm në lexim të parë. Seanca pritet të mbahet të premten.

“Kemi pasur shqetësim për mënyrën e menaxhimit të pandemisë. Në këtë drejtim kemi pasur kritika ndaj Qeverisë. Ne jemi parti që ofron alternativa dhe sot kemi debatuar se si ta ndihmojmë vendin që të tregojmë se nuk jem opozitë e shtetit dhe qytetarëve. Ne si PDK nga marsi dhe prilli kemi pasur qartësi si duhet t’i qasemi pasojave të pandemisë. Kemi kërkuar për muaj të tërë që të ulemi të diskutojmë që të trajtojmë rimëkëmbjen ekonomike. PDK-ja do të iniciojë një seancë të jashtëzakonshme për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Shefi i Grupit parlamentar, Bedri Hamza ka qenë në Komision ku kanë kaluar 4 propozimet e PDK për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Hoxhaj